Dy aksidente brenda 30 minutash në Lezhë, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë

10 Shtator 2022, 18:59| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 19:06

  • Share

LEZHË- Dy aksidente janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Lezhës, brenda 30 minutave. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë Zezë.

Një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur rëndë burrë e grua. Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Një çift gjerman të cilët po udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?