Dëmtohet rrjeti, 800 banorë të fshatit Luftinjë pa ujë (VIDEO)

5 Nëntor 2020, 14:57| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 15:24

  • Share

Banorët e fshatit Izvor në Luftinjë janë prej ditësh pa ujë të pijshëm. Në keto kushte aspak normale detyrohen të mbushin ujë në përrua.

 “Mbush me krahë, ku të ketë”, shprehet një e moshuar.

“Kemi jo më pak se  katër ditë pa ujë, se ku është prerë se çfarë është bërë nuk merret vesh kjo punë” , shprehet një banor tjetër.

“Për një çarje të vogël, vajti kaq ditë pa ujë, dhe nga një pus që nxjerrim ujë nga lumi, do zerë ndonjë sëmundje, po edhe nuk ka  ujë”, thotë banori i fshatit.

"S’kemi ujë ne jo, marrim ujë në pus, në Rabie, Memaliaj etj” ,shprehet  një banor tjetër.

Sipas tyre rrjeti` ka krijua çarje, por Drejtoria nuk ka ndërhyrë për të riparuar tubacionet.

 “Këtu nuk ka as Drejtori asgjë, sot i thashë drejtorit ai tha që kemi cuar për të marrë fashetat në Fier po se çfarë do bëhet në të vertët nuk dihet”,thotë banorë i fshatit Izvor.

“Në nuk kemi ku të përplasemi , merr Kryetarin e Bashkisë thotë nuk mbaj përgjegjësi unë për ujë, merr Nënprefektin thotë nuk di unë” , thotë një banor tjetër .

Report Tv u interesua pranë bashkisë së Memaliaj, e cila nuk u prononcua për këtë shqetësim të vazhdueshëm të banorëve.

Fshati Izvor me 800 banorë është më i madhi në njësinë administrative Luftinjë të Bashkisë së Memaliajt.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?