Dëborë në kohë koronavirusi, reshje të dendura në qytetin e Kukësit (VIDEO)

31 Mars 2020, 20:47| Përditesimi: 31 Mars 2020, 21:08

  • Share

Në verilindje nisën reshje të dendura dëbore të shoqëruara me erë të fortë. Temperaturat e ajrit zbritën në 3 gradë.

Në rrugët e Kukësit shihen vetëm mjetet e policisë së shtetit, policisë ushtarake dhe bashkiake që monitorojnë situatën në orarin e kufizimit të lëvizjeve.

Nuk raportohet për probleme që vështirësojnë qarkullimin rrugor pasi reshjet e deborës ende nuk kanë arritur të krijojnë shtresa në rrugë, gjithesesi mjetet borëpastruese në Rrugen e Kombit kanë nisur lëvizjet për trajtimin me kripë në të gjithë gjatësine e segmentit Morinë - Tunel i Kalimashit.

Reshjet e dëborës pritet të vijojnë përgjatë gjithë orëve të natës ne vijim deri në orët e paradites së nesërme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?