Kronikë

Durrës/ Gjendet i mbytur në breg të detit te 'Vollga' një person, ende i paidentifikuar

26 Qershor 2021, 20:16| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 20:30

  • Share

DURRËS- Një person është gjetur i mbytur pasditen e kësaj të shtune në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 19:40. Viktima ende nuk është identifikuar, teksa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, teksa trupi i pajetë po transportohet me ambulancë drejt morgut të qytetit. 

"Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?