Durrës/ Arrestohen dy persona, tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara dhe mallra kontrabandë (VIDEO)

19 Dhjetor 2022, 11:39| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 11:50

  • Share

Arrestohen në Durrës dy persona pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara si edhe iu gjetën në automjet mallra të pajustifikuar. Pas kontrolleve të policisë u vunë në pranga  67-vjeçari Bajram Rezhda dhe 37-vjeçari  Romeo Mera. Bajram Rezhda është personi që do ndihmonte Romeo Meren të kalonte kufirin pasi ky i fundit kishte qëllim të transportonte mallra kontrabandë përtej kufirit. Romeo Meress iu sekuestruan 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla, ku gjithsej ishin 780 copë dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi B. R., u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?