Momente nga ndeshjet e sotme

GOLAT/ Skënderbeu turpëron 3-4 Tiranën në 'Air Albania', Vllaznia dhe Partizani paqe me gola në Shkodër! Teuta i merr pikë në fund Laçit

28 Janar, 19:22| Përditesimi: 28 Janar, 19:55

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur sot me raundin e 21-të, aty ku u zhvilluan tre ndeshjet e para. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 13:30, me Laçin dhe Teutën që ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Në 17:00 u zhvilluan dy duelet e tjera. Tirana u turpërua 3-4 nga Skënderbeun në "Air Albania", ndërsa Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në "Loro Boriçi". Në fund të sfidave Egnatia ishte më e fituara. Java e 21-të mbyllet nesër me dy sfida.

Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në "Loro Boriçi" për raundin e 21-të në Superligë. Shkodranët vijojnë të bëjnë mirë me Qatip Osmanin në stol, teksa të kuqtë ndërpresin serinë e fitoreve në Shkodër. "Demat" nga kryeqyteti gjetën epërsinë në minutën e 23 me Gueye Maguete, kjo pas një goditje të bukur me kokë në zonë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e barazimit në fundin e pjesës së parë. Një penallti e akorduar pas një faulli në zonë u kthye në gol nga Balaj. Kështu, Partizani harron të marrë tri pikë, duke pasur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit.

Tirana 'fut ujë' në prapavijë. Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu në "Air Albania", me sfidën e raundit të 21-të që pa të shënoheshin shtatë gola. Miqtë nga Korça u treguan më të saktë në fillim të lojës, duke i treguar problemet bardhebluve në qendër të mbrojtjes. Frenklin dhe Shaqe shënuan në minutat 13 dhe 18, para se Abazaj të shkurtonte në 1-2 te Tirana nga penalltia. Makthi i gabimeve në mbrojtje nuk mbaroi këtu, pasi Liço po me kokë shënoi golin e tretë për bardhekuqtë, para se Përgjoni t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-3.

Në fraksionin e dytë ishte sërish Franklin që shënoi dopietën personale dhe të katërtin për korçarët, duke bërë lëmsh prapavijën e formuar nga Julian Ahmataj. Goli i Patrick në fund shërbeu sa për statistika, me Skënderbeun që dhuroi një lojë të bukur dhe doli me tri pikë nga kryesqyteti. Tirana në këtë duel ishte hija e vetvetes, duke pësuar gola në qendër të mbrojtjes. Për t'u përmendur edhe dalja me karton të kuq e Hoxhallarit te vendasit në minutën e 73.

Në Laç, vendasit barazuan 1-1 me Teutën. Të parët në epërsi kaluan bardhezinjtë e Mirel Josës me supergolin e Kryeziut në të 24 minutë. Kur u duk se vendasit do merrnin tri pikë, Peposhi në të 86' vendosi ekuilibrat për 1-1. Laçi me 26 pikë është në mesin e tabelës, ndërsa Teuta me vetëm 18 pikë mban vendin e fundit dhe ka 13 ndeshje radhazi që nuk merr fitore.

Superliga, java 21:

E dielë

13:30 Laçi 1-1 Teuta

17:00 Tirana 3-4 Skënderbeu

17:00 Vllaznia 1-1 Partizani

E hënë

13:30 Egnatia - Erzeni

17:00 Dinamo - Kukësi

Renditja:

Ora 19:54
Barazimi në Shkodër, Orges Shehi: I pakënaqur, na duhej fitorja! Vllaznia na vuri në presion

Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në "Loro Boriçi" të Shkodrës për raundin e 21-të të Superligës. Pas ndeshjes për mediet trajneri i të kuqve, Orges Shehi ka treguar se është i pakënaqur me lojën e të tijve.

"Futbolli i ka të treja rezultatet brenda. Ne kërkojmë që gjithmonë të dalim fitimtar. Nuk ishim të kënaqur me barazimin, kërkonim ta fitonim ndeshjen. Kishim punuar shumë për thellësinë e Grudës, edhe pse kundërshtari ndryshoi krahët, Malën me Grudën.

Është një  ndeshje që përfundoi barazim dhe ky është rezultati i fushës. Ana psikologjike ndikon në futboll. Deri te momenti i penalltisë e kishim ndeshjen në kontroll.

Na mungoi thellësia në pjesën e parë. Pas pësimit, Vllaznia na vuri në presion me tranzicion. Kërkonim që ta zgjidhnim sulmin shumë shpejt. E humbnim topin shpejt dhe kundërshtari rinisej. Këto na ndikuan të bënim metra më shumë dhe të futeshim në panik në disa situata", tha Shehi.

Ora 19:40
Pësuan humbje me katër gola, Julian Ahmataj: Skënderbeu na kapi pa përgatitur, vetëm malore

1706467283_1698748284julianahmataj.jpg
Tirana humbi 3-4 me Skënderbeun në "Air Albania". Dueli i javës së 21-të foli për juglindorët, që i treguan kryeqytetasve problemet në prapavijë. Pas ndeshjes trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj pranoi neglizhencën dhe pësimin e lehtë të golave.

"Është e vështirë, por ngelëm dhe me 10 lojtarë dhe kjo e bëri edhe më të vështirë ndeshjen, patëm mundësi për ta barazuar dhe fituar ndeshjen, por nuk u realizua dot dhe ky është futbolli.

Në goditjet standarte na kapën të papërgatitur dhe duhet më shumë vigjilencë dhe kështu pësuam dy golat e parë, ndikoi në anën psikologjike dhe në ecurinë e lojës.

Kemi luajtuar shumë mirë këtë periudhë dhe kjo ishte si një goditje, djemtë e kapën ritmin, por më pas ndeshja shkoi gjithnjë në malore.

Është e vërtetë pjesa e golave, punojmë shumë për të mos pësuar, janë momente neglizhence që na gjejnë të fikur ndonjëherë. Ermal Meta ishte më i riu për të shkuar në një pozicion që ishte mbrojtësi, rikthyem ndryshimin dhe kjo na dha ndryshim loje. Nuk ka lidhje me rreshtimin se problemet që kishte një lojtar jashtë pozicionit”, tregoi Ahmataj për MCN.

Ora 19:04
VIDEO/ Tirana hija e vetvetes, Skënderbeu e turpëron 3-4 në 'Air Albania'

 

Tirana 'fut ujë' në prapavijë. Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu në "Air Albania", me sfidën e raundit të 21-të që pa të shënoheshin shtatë gola. Miqtë nga Korça u treguan më të saktë në fillim të lojës, duke i treguar problemet bardhebluve në qendër të mbrojtjes. Frenklin dhe Shaqe shënuan në minutat 13 dhe 18, para se Abazaj të shkurtonte në 1-2 te Tirana me penallti. Makthi i gabimeve në mbrojtje nuk mbaroi këtu, pasi Liço po me kokë shënoi golin e tretë për bardhekuqtë, para se Përgjoni t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-3.

Në fraksionin e dytë ishte sërish Franklin që shënoi dopietën personale dhe të katërtin për korçarët, duke bërë lëmsh prapavijën e formuar nga Julian Ahmataj. Goli i Patrick në fund shërbeu sa për statistika, me Skënderbeun që dhuroi një lojë të bukur dhe doli me tri pikë nga kryesqyteti.

Tirana në këtë duel ishte hija e vetvetes, duke pësuar gola në qendër të mbrojtjes. Për t'u përmendur edhe dalja me karton të kuq e Hoxhallarit te vendasit në minutën e 73.

Tirana me 30 pikë mbetet në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu me 25 pikë qëndron në pozitën e gjashtë.

Ora 19:02
Partizani s'e merr dot 'Rozafën', 1-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër! Të kuqtë harrojnë të fitojnë (VIDEO)


Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në "Loro Boriçi" për raundin e 21-të në Superligë. Shkodranët vijojnë të bëjnë mirë me Qatip Osmanin në stol, teksa të kuqtë ndërpresin serinë e fitoreve në Shkodër. "Demat" nga kryeqyteti gjetën epërsinë në minutën e 23 me Gueye Maguete, kjo pas një goditje të bukur me kokë në zonë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e barazimit në fundin e pjesës së parë. Një penallti e akorduar pas një faulli në zonë u kthye në gol nga Balaj. Kështu, Partizani harron të marrë tri pikë, duke pasur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit. Tanimë me 36 pikë, Partizani mbetet në pozitën e dytë, ndjekur nga Vllaznia me 33 pikë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?