Foto ilustruese

U gjet i pajetë në breg të detit në Durrës, 39-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

11 Gusht 2023, 09:39| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 11:46

  • Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë 39-vjeçari me iniciale M. A., i cili banonte pranë vendit ku u gjet i vdekur.

Mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se i riu ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?