Foto ilustruese

Durrës/Kreu veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij, në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim

12 Korrik 2023, 11:22| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 11:24

  • Share

Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim nga policia është kapur dhe është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Ai akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

Uniformat blu kanë ndaluar 38-vjeçarin me iniciale G. B, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën "Arrest në burg".

38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar me iniciale V. B, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin një 40-vjeçari, banues në Serbi.

Ndërsa një 33-vjeçar me iniciale, T.,E  banues në Durrës është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?