Kronikë

Durrësi 'pushtohet' nga mbeturinat, inceneratori iu mbyll derën kamionëve (VIDEO)

25 Qershor 2021, 11:50| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 15:59

  • Share

Në "valën" e sezonit turistik rrugët e qytetit të Durrësit vijojnë të jenë të mbushura me plehra.

Inceneratori iu ka mbyllur derën kamionëve me plehra të Durrësit. Shkak për këtë është bërë edhe prishja e marrëveshjes mes operatorit të impiantit dhe qeverisë për shkak të pagesave.

Duke iu mbyllur derën kamionëve, operatori ushtron presion mbi qeverinë që të firmosë marrëveshjen.

Durrësi përpunon rreth 200 ton mbeturina në ditë dhe që prej vitit të kaluar kur u mbyll Porto Romano, bashkia u fut krizën e menaxhimin e mbetjeve. Këshilli Bashkiak i Durrësit në një mbledhje online zhvilluar këtë të enjte vendosi që ti kërkojë qeverisë subvencion për trajtimin e mbetjeve. 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?