Durrësi e Korça ngjiten në skenën e Festivalit Folklorik! E gjithë vëmendja e publikut te kostumet shumëngjyrëshe te të rinjtë e grupit

28 Qershor 2023, 17:28| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 17:41

  • Share

Grupi artistik i Krujes çeli natën e katërt të festivalit folklorik të Gjirokastrës, me këngë e valle të dasmës qytetare krutare. Kostumet shumëngjyrëshe të mishëruara tek të rinjtë e ketij grupi folklorik tërhoqen vemendjen e publikut.

Kruja mori pjesë në festival si pjesë e Qarkut të Durrësit. Më pas u ngjitën në skenë folkloristët e qarkut të Korçës, që dallojnë për  muzikën qytetare, sazet , ritmet e Devollit, vallet burimore të burrave e grave.

Instrumentat dhe këngët, kostumet popullore dhe objektet e traditës u sollën me mjeshtri para publikut.  Qarku i Korçës solli në festival edhe këngë të reja si dhe më shumë se 40 artistë të rinj.

Festivali Folklorik Kombëtar do të vazhdojë në Kalanë e Gjirokastrës deri të shtunën e 1 korrikut. Festa e madhe e traditës dhe folkut është rikthyer pas 8 vitesh mungesë duke tërhequr vemendjen edhe të turistëve që ndodhen në qytetin e gurtë. Marrin pjesë në total 1200 artistë nga 12 qarqet e vendit.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/06/2023 03:31

    Nje bravo per personin qe ka bere skenen elegante te festivalit! Diten duket si vello e holle nusesh,qe nuk pengon,as i ben hije hapesires perreth e maleve ne horizont ,kurse naten duket si festival ngjyrash ne mendafsh.Kaq e thjeshte dhe e sofistikuar njekohesisht! Shume e bukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?