Durrës/ Zjarri 'përpin' tre banesa! 3 makina zjarrfikëse në 'luftë' me flakët...s'raportohet për të lënduar

9 Korrik 2020, 22:08| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 22:12

  • Share

DURRËS- Tre banesa janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit, fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5, te stacioni i autobusëve të plazhit, siç njihet nga banorët. Ndërtesa janë të vjetra me material pupuliti, që kanë bërë që flakët e zjarrit të marrin përmasa të mëdha.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 makina zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?