Durrës/ Zbulohet furra qeramike nga gërmimet arkeologjike! Ekspedita shqiptaro-italiane në Amfiteatër

20 Tetor 2023, 15:50| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 11:03

  • Share

Një grup arkeologësh shqiptaro-italian po vazhdojnë ekspeditën në Amfiteatrin e qytetit të Durrësit, ku brenda dy javëve nga nisja e gërmimeve kanë zbuluar një furre qeramike në pjesën jug-perëndimore të tij.  

“Kemi filluar gërmimet më 4 tetor dhe do zgjasin deri në fund të tetorit. Bashkëpunim shqiptar-italian. Deri tani nga pastrimet dhe gërmimet kemi zbuluar një furrë qeramike shumë interesante. Me gërmimet tona do vazhdojmë të thellohemi në drejtim të galerive të amfiteatrit”, tha Elvana Metalla, arkeologe.

Grupi i arkeologëve janë fokusuar për pastrimin dhe thellimin e pjesës perëndimore të Amfiteatrit, ndërkohë që do të vazhdoj thellimi më tej në galeritë e Amfiteatrit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?