Foto ilustruese

Durrës/ Vodhi bizhuteri në një argjendari, arrestohet 35-vjeçari

12 Mars, 12:09| Përditesimi: 12 Mars, 12:12

  • Share

DURRËS - Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi vodhi në një argjendari në lagjen nr.11.

Pas njoftimit forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas njoftimit të policisë, falë bashkëpunimit të Komisariatit të Durrësit me Forcat ‘Shqiponja’ u bë e mundur arrestimi i 35-vjeçarit Shkëlzen Elmazi, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe bizhuteritë e vjedhura.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?