Durrës/ Vendosën 183 shezlongë dhe çadra pa leje në plazhin Rinia, nën hetim dy administratorë

14 Korrik 2023, 08:56| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 09:03

  • Share

DURRËS- Policia ka sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vënë pa leje në plazhin Rinia nëDurrës. Në kuadër të operacionit "Plazh i lirë", policia ka evidentuar që dy subjekte kishin vendosur në hapësirën e plazhit çadra dhe shezlongë pa leje.

Për këtë arsye, ka nisur hetimi për dy administratorët E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, si edhe F. Gj., 46  vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale për veprën penale “Pushtimi i tokës".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?