Durrës, Erisa u përplas teksa kalonte rrugën, Universiteti: Ishte studente e dalluar, punonte dhe në fasoneri! Dëshmia e shoferit në polici

22 Qershor 2023, 11:43| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 17:05

  • Share

Një aksident tragjik i mori jetën studentes 22-vjecare Erisa Aliaj, teksa tentonte të kalonte rrugën në zonën e ish-kënetës, në lagjen nr.17 në Durrës. në Durrës. Me rezultate të larta në fakultet, e reja punonte dhe në fasoneri për të ndihmuar familjen. Shkaku dyshohet shpejtësia e automjetit që drejtohej nga Indrit Uka, i cili është arrestuar.

Erisa Aliaj ndërroi jetë në spital dje (21 qershor) një ditë pasi u përplas nga makina mbrëmjen e 20 qershorit

22-vjeçarja me origjinë nga Tropoja por me banim në zonën e ish-kënetës në Durrës u përcoll në banesën e fundit, ku përpos qindra mesazheve ngushëlluese në rrjetet sociale nuk mungon ai i Universitetit të Durrësit.

Fakulteti i Shkencave Politike Juridike - UAMD në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës e kujton Erisën si një studente të dalluar e cila ndiqte ciklin e dytë të studimeve në Masterin ‘Komunikim Publik’ pranë Departamentit të Shkencave Politike, pasi kishte mbaruar studimet Bachelor pranë këtij Fakulteti.

"Ajo ishte një studente aktive, e cila angazhohej në të gjitha aktivitetet e Fakultetit. Erisa ishte një vajzë e dashur, me sjellje të shkëlqyer, gjithmonë në krah të shokëve e shoqeve. Ajo ishte pjesëmarrëse në disa projekte në Fakultet, ku dallohej për aftësitë dhe kompetencat, çka e bënin aq të veçantë e të respektuar mes pedagogësh e studentësh. Në këto momente, i qëndrojmë pranë familjes. Kujtimi i Erisës do jetojë përherë" shkruhet ne faqen e facebook të fakultetit. 

Shkak për aksidentin e rëndë në rrugën “Vëllarëzia” në zonën e ish-kënetës së Durrësit dyshohet shpejtësia tejet e lartë e shoferit, 24 vjeçarit Indrit Uka. Në këtë aks nuk mungon sinjalistika ku shpejtësia e lejuar është 40 km/orë. Uka, i vënë në pranga nga policia ka deklaruar se ka xhiruar gomat pasi është hapur semafori dhe nuk ka mundur të kontrollojë automjetin kur i ka prerë rrugën këmbësorja. Megjithatë hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti tragjik vazhdojnë nga policia dhe prokuroria e Durrësit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?