Durrës/ U kapën me 29 kallëpe tritol dhe 15 kapsolla detonatore, në pranga 2 persona (VIDEO)

5 Janar 2021, 15:18| Përditesimi: 5 Janar 2021, 15:49

  • Share

DURRËS - Dy persona u arrestuan në Sukth pasi u kapën duke transportuar 29 kallëpe tritoli.

Në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”, policia arrestoi një 42-vjeçar Bajram Bajraktari dhe një 31-vjeçar Shkumbin Shefqeti nga Kukësi.

Mësohet se ata janë nisur drejt Durrësit, ku në zonën e Sukthit u ndalua makina me të cilët udhëtonin dy personat.

Në bagazhin e makinës së tyre u gjetën 29 kallëpe tritoli, dhe 15 kapsolla detonatorë me peshë 18 kg. Mësohet se ata do ta shisnin me vlerën 12 mijë euro.

“Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?