Durrës/ U futën në det me peshkarexhë për të marrë 80 mijë litra naftë kontrabandë, fikën dhe 'GSP', në kërkim 3 persona

23 Korrik 2022, 14:49| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 15:16

  • Share

DURRËS-  3 persona janë shpallur në kërkim pasi kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë për të marrë naftë kontrabandë.

Mësohet se ata kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit. Peshkarexha u fut në det për të marrë një sasi prej 80 mijë litra naftë kontrabandë, ndërkohë që ishte i fikur dhe GSP-i. Si rezultat janë shpllur në kërim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët dolën në det pa njoftuar, konkretisht: 38-vjeçari me iniciale A.M. i cili është administrator i peshkarexhës, 65-vjeçari me iniciale F.A., kapiteni i peshkarëxhës si dhe 53-vjeçari me iniciale N.Xh, mekaniku i peshkarexhës, të tre nga Durrësi.

U sekuestrua peshkarexha si dhe sasia e naftës kontrabandë, ndërkohë, prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?