Durrës, tenton të hyjë në Shqipëri me 44 mijë euro të fshehura poshtë tapicerisë së furgonit, arrestohet 53 vjeçari nga Vlora

19 Korrik 2023, 10:02| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 10:13

  • Share

DURRES - Një  53 vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi tentoi të fuste në Shqipëri në mënyrë të fshehur 44 000 euro.

Me qëllim shmangien e deklarimit në doganë, paratë i kishte fshehur në pjesën e tapicerisë së furgonit, ku dhe policia kufitare i zbuloi pas një kontrolli në vijën e dytë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Nuri Alushi, 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë" dhe "Kontrabanda me mallra të licencuar". 

Policia gjithashtu sekuestroi dhe një sasi të konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije.

Operacioni policor u kodua “Destinacioni”.

Lajmi ne perditesim.. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoku: 19/07/2023 16:55

    Ah sa bukur,keta I gjeten aty ku I tha spiuni pastaj I futen prape te vendi dhe bene videon me qen.

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/07/2023 13:00

    Kam thene 100 here mos coni me leke ne shqiperi o njerez Sepse banda e portit duan vetem te rjepin

    Përgjigju
    • Or tej: 19/07/2023 13:48

      Vrtem 20% mbajne tek porti or teeeejjjjj

  • Trafiku: 19/07/2023 11:21

    Do veje euro 50 lek o pashaaa!

    Përgjigju
    • Or tej: 19/07/2023 13:46

      E degjeneruan fare euron or teeeejjjjj

  • elton: 19/07/2023 10:49

    O SHTET O Z/KRYEMINISTER TEGJITHE AUTOBUZET DHE FUGONAT QE BEJNE RRUGEN DURRES -BARI NE TE GJITHE ITALINE MERREN ME DERGESA VALUTE EDHE PO NUK I FSHEHEN JA SHPERNDAJNE PASAGJEREVE QE KANE NE FUGON.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?