Durrës, tentoi të vidhte një pikë këmbimi valutor, vihet në pranga 30-vjeçari, sekuestrohet pistoleta lodër

13 Prill, 10:34| Përditesimi: 13 Prill, 10:51

  • Share

DURRËS - Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi ditën e djeshme të vidhte një pikë këmbimi valutor në lagjen nr.1. Policia ka bërë të mundur identifikimin e këtij shtetasi dhe vënien e tij në pranga.

Rreth orës 12:45 të ditës së djeshme sipas policisë, Erinidi Lubishta, 30 vjeç ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër ka tentuar të vjedhë një shumë parash.

'Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit: 

E. L., 30 vjeç, banues në Durrës.  

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.04.2024, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, ka hyrë në një dyqan këmbimi valutor dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të vjedhë një shumë parash', thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga efektivët të mbështetur edhe nga inteligjenca policore u kap dhe u vu në arrest ky shtetas.

Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestrua pistoleta lodër dhe veshja që ka përdorur gjatë ngjarjes.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë në Durrës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?