Durrës/ Të pastrehët e tërmetit 7 muaj pa bonus qiraje, banorët në protestë! Bashkia: Fondet i ka bllokuar Ministria e Financave  

21 Tetor 2023, 16:36| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 17:09

  • Share

DURRES- Prej 7 muajsh nuk kanë marrë bonusin e qirasë. Janë 40 familje të lagjes nr. 12 në Durrës që protestojnë për të disatën herë. Pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por rikonstruksioni ende nuk ka nisur.

Ata kërcënojnë se nëse nuk merren masa do të hyjnë të jetojnë në pallatin e dëmtuar.

“Kemi 7 muaj pa marrë bonusin për qiranë. S’kemi marrë asnjë përgjigje. Po jetojmë me borxhe”

“Po bëjmë 4 vjet që kemi dalë nga kjo shtëpi, duam të hyjmë në shtëpitë tona”, thanë banorët.

Në total janë 2500 familje durrsake që nuk marrin bonusin e qirasë prej 7 muajsh.

Report tv iu drejtua me kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit e cila përmes një komunikimi me email bën të ditur se fondet për bonusin e qirasë janë bllokuar nga Ministria së Financave.

“Bashkia e Durrësit i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve”.

Po kështu bashkia e Durrësit tha për Report TV se janë 85 pallate që ende nuk kanë përfunduar punimet përforcuese ndërkohë kanë kërkuar fonde nga qeveria për 83 objekte të tjera.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 21/10/2023 18:35

    Bashkia eshte pergjegjese per menaxhimin e situates.. Firmat e ndertimit kane lene ne mes punen per mungese fondesh . Nderkohe qytetaret per te 4 vit presin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?