Durrës, spektakli i bukurisë ‘Miss e Mister turizmi’! Tea Jahja dhe Klajvert Nazo fitues, mes 40 konkurentëve

27 Korrik 2023, 15:47| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 16:00

  • Share

Tea Jahja dhe Klajvert Nazo, arritën të triumfonin në konkursin kombëtar Miss dhe Mister Turizmi 2023 që u organizua në Durrës me pjesëmarrjen e 40 konkurenteve nga mbarë vendi.

Spektakli i bukurisë Miss dhe Mister Turizmi 2023 kurorëzoi mbrëmjen e së mërkurës fituesit.

Kurora e më të bukurës i shkoi 16-vjeçares Tea Jahja, që pak muaj më parë u shpall edhe Miss Durrësi, ndërsa më i bukuri u shpall 18-vjeçari nga Tirana, Klajvert Nazo.

Mes emocioneve të shumta, dy adoleshentët folën për pritshmëritë pas spektaklit.

“Jam shumë e lumtur, shumë e emocionuar. Normal që e prisja. Si mund ta lëshoja kaq kollaj kurorën”, u shpreh Tea Jahja.

“Që nga fillimi që kam ardhur këtu kam gjetur rehati dhe në fund të ditës të arrija aty ku doja. Kam pasur ëndërr që i vogël që të filloja kinematografinë, të bëhesha model”, tha Klajvert Nazo.

Miss dhe Mister Turizmi 2023 u organizua nga producentja Myzejen Konduri me pjesëmarrjen e 40 vajzave e djemve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Spektakti u shoqërua me ritmet e këngëve të Mateus Frrokut, Olta Bokës etj dhe valleve të ansamblit.

Një hapësirë e veçantë ishte rezervuar kulinarisë dhe trashëgimisë popullore, ku të gjithë konkurentët kishin përgatitur gatime tradicionale nga trevat e tyre.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/07/2023 01:45

    Te dy duken te mire nga pamja,sidomos djaloshi,ka tiparet klasike te shqipove,por vajza duket shume me e madhe ne moshe jo vetem ne krahasim me djalin,por dhe me veten e saj.Nuk duket si 16 vjec,por si 24 vjec! Ndoshta e ka fajin /make up/i rende,nuk e di?!

    Përgjigju
  • VLADIMIR: 27/07/2023 16:26

    Nuk e di nga e gjetet kete Misin por kjo eshte si fytyre kali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?