Durrës, shoferi i dehur shkakton aksident të pesëfishtë në mbikalimin e Shkozetit! Makina e tij përfundon mbi rrethrrotullim (VIDEO)

11 Janar, 18:51| Përditesimi: 11 Janar, 18:59

  • Share

DURRËS- Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit e Shkozetit. 

4 makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e shoferit të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij (makina e 5) ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Personi i dehur është shoqëruar nga policia, ndërsa në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale. 

 

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?