Durrës, shisnin kokainë në lokalet e natës në zonën e plazhit, 2 në pranga

23 Qershor 2023, 14:37| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 14:52

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohen se drogë, në lokalet e natës, në zonën e plazhit, ndërsa 150 doza kokaine të gatshme për tu shitur u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

Në pranga kanë rënë Enriko Gjoka, 23 vjeç dhe Mariglen Mulellari, 25 vjeç të dy banues në Xhavzotaj, Durrës. Ndërsa u sekuestruan 150 doza kokaine.

Në kuadër operacioni policor antidrogë i koduar “Qindra”, pas një periudhe 5-mujore hetimesh uniformat blu kanë vënë në pranga dy të rinjtë, të cilët akuzohet shisnin kokainë të ndarë në doza, në lokalet e natës, në zonën e plazhit në Durrës.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e plazhit të Durrësit”- thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kokainë e ndarë në 150 doza dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, një peshore elektronike dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?