Darjana Linares

Sherri me vajzën nga Barcelona zbuloi bazën e prostitucionit në Durrës, arrestohet 39-vjeçari nga Shijaku

26 Mars, 15:14| Përditesimi: 26 Mars, 19:52

  • Share

Ismet Zoto është vënë në prangat e policisë në Durrës. 39-vjeçari u konfliktua me një shtetase të huaj më datën 6 mars të këtij muaji në një apartament në Durrës. Kjo e fundit pas konfliktit u hodh nga ballkoni i banesës duke përfunduar tek tenda e lokalit poshtë.

Ismet Zoto akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion këtë shtetase dhe 4 të tjera që banonin së bashku me të. Më datën 6 mars 23-vjeçarja nga Barcelona, Darjana Linares u hodh nga ballkoni i katit të dytë ku banonte mbi tendën e një lokali poshtë.

Ajo ishte konfliktuar në ambientet e brendshme të shtëpisë me Ismet Zoton. Më pas kishte dashur të shpëtonte dhe u largua përmes ballkonit, tek tenda e lokalit fare pranë apartamentit. Ajo zbriti prej andej më pas me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve.

Çështja u hetua nga Prokuroria dhe 39-vjeçari Ismet Zoto u la me masën e ‘arrestit në burg’, për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’. Ai shfrytëzonte Darjana Linaresin dhe 4 shoqet e saj të banesës.

Gjithashtu në atë banesë konsumohej edhe lëndë narkotike. Ndërsa 5 shtetaset e huaja janë proceduar penalisht më herët.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?