Rrjedhje gazi në Porto Romano! Ndërpritet procesi mësimor në shkollë! Banorët të shqetësuar: Të zhvendoset fabrika e gazit (VIDEO)

26 Tetor 2022, 12:20| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 16:32

  • Share

Cisternat e fabrikës çliruan gaz, që u përhap në gjithë zonën e Porto Romanos, ku banojnë me qindra familje.  Nga era e rëndë u ndërprere mësimi në shkollën 9-vjecare “Met Hasa” dhe u evakuuan banorët që kanë shtëpitë pranë fabrikës që prodhon bombola gazi. Banorët kërkojnë që  ky biznes të zhvendoset, pasi shëndeti i tyre është në rrezik.

“Jemi të shqetësuar se nuk është hera e parë. Ja mori flakë kjo. Nuk ka shtet. Nëse ka shtet, të vërë dorë e të thotë që t’i zhvendosin pajisjet në një vend ku nuk ka popullsi. Nuk duam të mbyllet biznesi, por t’i heqin nga këtu e t’i çojnë në një vend tjetër se kemi fëmijë.

Dëgjuam zhurmë të madhe, erë. Nuk është hera e parë që po na japin shenjë për tu shfaros. Sot, një autobot i madh që mbushet me gaz erdhi këtu dhe plasi. Të gjithë kanë ikur. Frikën e kemi që kur ka ardhur gazi në Shqipëri.

Këtu nuk është hera e parë. Para 3 muajve ka plasur dhe kanë dalë flakë. Kemi bërë protesta, shkuam te bashkia, ngritëm komision, s’kemi as përgjigje”, thanë banorët.

Të shqetësuar janë dhe fëmijët e Porto Romanos në Durrës, të cilët rreth orës 12:00 ndërprenë mësimin.

“Ishim në orën e katërt kur na lajmëroi drejtori dhe tha mos kini frikë. Thamë se ngelëm aty. Drejtori mori policinë dhe zjarrfikëset në telefon dhe erdhën”, tha nxënësi.

Institucionet nuk kanë reaguar sa i përket rrezikut që mund të shkaktojë kjo fabrikë nga rrjedhjet e vazhdueshme të gazit.

1666780311_Screenshot1.jpg

 

Rrjedhjet e gazit

 

 

 

Ekstrakti i QKR i Gaz Power AL

Ora 13:06
Alarm në Durrës, banorët e shqetësuar nga rrjedhja e gazit: Autoboti erdhi këtu dhe plasi! Po japin shenjë shfarosjeje

 

Banorët në Porto Romano shprehen të shqetësuar për rrjedhjen e gazit në cisterna dhe kërkojnë që të largohen prej zonës së tyre.

“Jemi të shqetësuar se nuk është hera e parë. Ja mori flakë kjo. Nuk ka shtet. Nëse ka shtet, të vërë dorë e të thotë që t’i zhvendosin pajisjet në një vend ku nuk ka popullsi. Nuk duam të mbyllet biznesi, por t’i heqin nga këtu e t’i cojnë në një vend tjetër se kemi fëmijë.

Dëgjuam zhurmë të madhe, erë. Nuk është hera e parë që po na japin shenjë për tu shfaros. Sot, një autobot i madh që mbushet me gaz erdhi këtu dhe plasi. Të gjithë kanë ikur. Frikën e kemi që kur ka ardhur gazi në Shqipëri.

Këtu nuk është hera e parë. Para 3 muajve ka plasur dhe kanë dalë flakë. Kemi bërë protesta, shkuam te bashkia, ngritëm komision, s’kemi as përgjigje”, thanë banorët.

Ndërsa një nxënës u shpreh drejtori i njoftoi që të shkonin nëpër shtëpi për shkak të frikës.

“Ishim në orën e katërt kur na lajmëroi drejtori dhe tha mos kini frikë. Thamë se ngelëm aty. Drejtori mori policinë dhe zjarrfikëset në telefon dhe erdhën”, tha nxënësi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?