Durrës/ Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, Rama në tre familje në Ishëm: Për Vitin e Ri jeni në shtëpi

16 Nëntor 2020, 17:26| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 17:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahemtaj, dhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e shtëpive të tre familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Ishëm.

Kryeministri Rama premtoi se për Vitin e Ri banorët do të jenë në shtëpitë e reja.

"E rëndësishme është të thoni "Gëzuar Vitin e Ri" në shtëpinë e re. Do duroni dhe pak. Rëndësi ka që shtëpia do të jetë më e madhe dhe më e fortë", u tha Rama banorëve.

Ndërkohë që kryetarja e Bashkisë së Durrësit bëri me dije se në këtë njësi administrative janë duke u ndërtuar 300 banesa dhe 4 shkolla.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?