Foto ilustruese

Durrës/ Qëlluan me armë zjarri në ajër duke udhëtuar me 'Audi', arrestohen dy persona

6 Gusht 2020, 10:22| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 10:32

  • Share

DURRËS- Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në lagjen nr. 15 në qytetin e Durrësit. Policia ka identifikuar autorët duke vënë në pranga 34 vjeçarin me iniciale D. M., dhe 49 vjeçarin K. M., të dy banues në Durrës.

Këta dy persona dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?