Durrës, punonjësit e hekurudhës
në protestë: Po na vonojnë pagat

26 Prill 2016, 11:22| Përditesimi:

  • Share
Qindra punonjës së hekurudhës shqiptare protestuan sot për kushtet e punës dhe gjendjen e tranportit hekurudhor.

Të mbledhur tek Ura e Djalanit, punonjësit, për afro 1 orë bllokuan hyrjen dhe daljen e automjeteve dhe kamionëve në portin e Durrësit. Kjo ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në kasin poshtë Urës së Dajlanit si dhe në hyrjen e portit detar.

Kreu i Sidikatës së Hekurudhave Shqiptare, Osman Meta tha se punëtorët kanë 4 muaj që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, ndërsa pagat i marin me vonesë. Sindikalistët thanë se hekurudhës shqiptare i janë bllokuar të gjitha burimet ekonomike nga koncesionarët.

Ata shtuan se pengimi i hyrjes së trenave në port, po çon drejt falimentimin transportin e mallrave, duke favorizuar transportin me anë të automjeteve.

PROTESTA DURRES

PROTESTA DURRES

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?