Foto ilustruese

Durrës, pranga të riut që goditi me grushte 41-vjeçarin, dy të tjerë u arrestuan pasi shkaktuan aksidente

6 Korrik 2020, 08:40| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 09:01

  • Share

Një 25-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka goditur me grushte një 41-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë në Durrës policia arrestoi shtetasin R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip "Renault", pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", duke i shkaktuar dëme materiale.

Sakaq një 23-vjeçar nga Tiranë u arrestua, pasi duke drejtuar mjetin tip "Benz", në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?