Durrës, po tentonte të vidhte një automjet, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari (EMRI)

23 Mars, 10:26| Përditesimi: 23 Mars, 10:34

  • Share

DURRËS - Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi po tentonte të vidhte një automjet në lagjen nr. 13.  

Hasan Zylfa u kap në flagrancë teksa policia finalizoi operacionin e koduar ‘Tentativa’, pas njoftimit se po tentohej të vidhej një automjet në lagjen nr.13.

Ky shtetas rezulton se ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtin krim.

28-vjeçarit banues në Rrashbull, në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një çelës fiktiv më të cilën kryente vjedhjen.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?