Foto ilustruese

Kronikë

Durrës, plagosi me thikë 2 sirianë, arrestohet autori 40 vjeçar

27 Qershor 2021, 17:21| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 17:29

  • Share

Arrestohet një 40 vjeçar në Durrës i cili ka plagosur me thikë 2 sirianë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen nr.4.

Njoftim i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar. Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?