Durrës/ Plagosi me armë fqinjin për shkak të zhurmave, në pranga 50-vjeçari! U vetëdorëzua pas negociatave me familjarët

26 Janar, 15:06| Përditesimi: 26 Janar, 15:22

  • Share

50-vjeçari Gentian Kuqi ka rënë në pranga për plagosjen e fqinjit të tij 40 vjeçarit Mikel Spirollari mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 në Durrës.  

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u arratisur, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, u vetëdorëzua. Shkak për plagosjen, dyshohet se është bërë zhurma që vinte nga banesa e Spirollarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?