Policia Rrugore Durrës

Durrës/ Nuk respektonin rregullat e qarkullimit rrugor! Policia gjobit qindra drejtues mjetesh

2 Qershor 2023, 12:40| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 12:45

  • Share

Qindra shoferët të cilët nuk respektojnë kalimtarët te vijat e bardha, limitet e shpejtësie dhe plot rregulla të tjera të cilat shkelen çdo ditë  kanë qenë nën monitorim nga policia rrugore e Durrësit.

Si pasojë janë gjobitur disa prej tyre, për shkelje të rregullave bazë të qarkullimit.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve policia njofton për rastet e shkeljeve dhe shkaqet e tyre.

Gjatë 1 jave, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

142 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

32 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

5 drejtues janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

34 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

2 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

“Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara”-njoftimi i policisë.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?