Foto ilustruese

Durrës, një person vjedh gjatë natës targat e makinave të parkuara poshtë banesave! Policia në kërkim të autorit

15 Janar, 15:10| Përditesimi: 15 Janar, 15:18

  • Share

DURRËS- Policia është vënë në kërkim të një personi i cili gjatë mbrëmjes së djeshme (14 janar), dyshohet se ka vjedhur targa të disa prej makinave të parkuara para banesave në Sukth.

Efektivët e stacionit të policisë Plazh, po bëjnë këqyrjen e kamerave të sigurisë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Duke pasur parasysh rastin e ekzekutimit të Gëzim Sinomatit në Vlorë, ku targat e makinës që përdorën autorët ishin të vjedhura, lind dyshimi se edhe në këtë rast targat e vjedhura të makinave mund të përdoren për kryerjen e veprave kriminale. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?