foto ilustruese

Durrës/ Në kërkim prej majit për vjedhjen e një agjencie udhëtimesh, arrestohen 2 autorët

8 Shtator 2023, 11:49| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 11:56

  • Share

Janë arrestuar në Durrës, dy persona të shpallur në kërkim për një vjedhje në një agjenci udhëtimesh.

Burimet zyrtare bëjnë me dije, se 31-vjeçari me inicialet B.M dhe 38-vjeçari me inicialet M.F (të dy banues në lagjen nr.18) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen në muajin maj të këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?