Foto nga arrestimet një ditë më parë

Durrës/ Në kërkim për transport emigrantësh të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari! Pjesë e 2 grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë

13 Tetor 2023, 11:36| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 11:39

  • Share

DURRËS- Një 29-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për transportin e emigrantëve të paligjshëm. 29-vjeçari F.U., është pjesë e 2 grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë, që transportonin emigrantë kundrejt parave në vendet e Bashkimit Europian. Me arrestimin e tij, ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Faza’, ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar më parë.

Hetimet kanë nisur 6 muaj më parë ku gjatë kësaj periudhe janë goditur 4 raste të veprimtarisë kriminale dhe kanë vënë në pranga 4 persona të tjerë, duke transportuar emigrantë, në rrugën Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.

Sipas policisë, hetimet e kryera me metoda proaktive kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave, transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Policia tha se emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, ata akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra me qira, drejt Shkodrës, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Gjatë aksionit janë shpallur në kërkim edhe dy persona nga Kruja dhe ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 65 vjeçare, banuese në Durrës.

Në pranga

  1. Daniel Sina,
  2. Rexhina Hyka,
  3. Fatmir Kapa,
  4. Shani Piro,
  5. Ledion Koçiu,
  6. Emiljan Sina,
  7. Ardjan Tema,
  8. Hume Murrizi
  9. Eleva Pirro
  10. F.U., 29 vjeç

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?