Ilir Meta

Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like

22 Prill, 20:01| Përditesimi: 22 Prill, 20:06

  • Share

DURRËS - Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot një mbledhje në Durrës me delegatët e Konventës së 27 prillit në këtë qytet.

Meta iu rikthye temës së nepotizmit, që ka krijuar mjaft debat për një krisje të marrëdhënieve të tij me Monika Kryemadhin.  

'Kur flasim për nepotizmin në Partinë e Lirisë, nuk flasim për asnjë individ. Se ka edhe ndonjë që kërkon të vetë-viktimizohet. Ne flasim për atë sepse duam të jemi parti model, sot në opozitë dhe nesër shumë shpejt në qeverisjen e vendit, për t’i bindur shqiptarët se do të jemi ndryshe edhe në si Parti e Lirisë dhe si ish-LSI se kemi bërë shumë gabime edhe në të kaluarën.

Jo në vendimet politike përveç djegies së mandateve, por edhe në funksionimin tonë, në meritokracinë tonë që ka çaluar shumë për shkak të nepotizmit, të krahinalizmit edhe fenomeneve të tjera. Sepse ne e dimë se nepotizmi është një problem i frikshëm sot për shoqërinë tonë, për shtetin tonë', tha Meta.

Nga ana tjetër, Meta komentoi edhe ata që thonë se ai është shndërruar në një diktator në këto kohë, duke ironizuar se ata që bëjnë të tilla komente nuk marrin as 20 like në postime

'Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Dhe këtë e kam dëgjuar nga disa persona që kanë pasur mbështetjen më të madhe nga Ilir Meta për t’u promovuar si modele për të gjtihë të rinjtë shqiptar. Për fat të keq, kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like. Nuk kanë as 50 like.

Ndërkohë që secili prej tyre duhet të kishte 3000, 4000 jo thjesht like por qytetar që komunikon siç komunikon Ilir Meta. Që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. Apo jo Bedri? Doli përjashta. Edhe Çimit të Rrogozhinës. Presidenti tha, do ma japësh numrin? Ta jep presidenti ty. E mori vesh gjithë Shqipëria', shtoi kreu i PL-së.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjaft: 23/04/2024 08:55

    Ujku qimen e ndërron..por zakonin se harron!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?