Durrës, mbetje hidrokarbure të derdhura në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit! UKD: Ndotje e përmasave të mëdha, kemi pezulluar punën

14 Qershor 2023, 13:03| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 13:54

  • Share

Ujësjellësi i Durësit ka denoncuar sot ndotjen e lartë mjedisore të shkaktuar nga derdhja e mbetjeve hidrokarbureve në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit.

Në njoftimin e bërë, UKD thekson se për pasojë është shkaktuar ndotje mjedisore e përmasave të mëdha në zonën e Plazhit dhe më pas është konstatuar edhe në zonën e Shënavlashit.

Për pasojë është pezulluar puna në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe janë njoftuar autoritetet përkatëse për të bërë hetimet e nevojshme.

“Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton se mëngjesin e sotëm në linjën e pranimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) në Shënavlash është konstatuar ndotje e lartë mjedisore. Mbetje të shumta me bazë hidrokarbure kanë lëvizur nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të ndotura të qytetit duke përfunduar tek impianti i trajtimit. Kjo ndotje është e përmasave shumë të mëdha dhe ka shkaktuar dëmtime tek disa pajisjeve të impiantit. Në kushte të tilla puna në impiant është ndërprerë deri në pastrimin e plotë të këtyre mbetjeve. Mendohet se sasia e mbetjeve të tilla është hedhur në kanalizimet e zonës së Plazhit pranë stacionit të pompimit nr 6 dhe më pas ka ardhur në stacionin fundor nr 9 dhe që andej në impiantin e  Shënavlashit. Për këto arsye SHRUKD ka njoftuar IKMT, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Policinë e Shtetit për këtë ngjarje. Pranë impiantit kanë ardhur inspektorë të këtyre instutucioneve, të cilët kanë parë shkallën e ndotjes dhe kanë bërë akt-konstatimin e rastit të shoqëruar edhe me foto për të vazhduar me procedurat e mëtejshme. Ka pasur edhe në të kaluarën ndotje të tilla mjedisore, por në përmasa të tilla si kjo që është konstatuar ditën e sotme. SHRUKD kërkon nga instancat përkatëse gjetjen e autorëve që kanë shkaktuar këtë ndotje me pasoja të mëdha për Impiantin dhe ekosistemin e zonës”-thuhet në njoftim.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsi: 14/06/2023 14:22

    Shikoni ku derdhen mbetjet dhe vajrat e Trageteve dhe Anijeve qe lene vajrat.. Vaji trageteve qe derdhet kontrabande, hetoeni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?