Foto ilustruese

Durrës/ Lëvizte në qytet me kokainë, thikë e shkop policie, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari

8 Mars 2020, 10:47| Përditesimi: 8 Mars 2020, 10:50

  • Share

DURRËS-Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi shpërndante lëndë narkotike dhe mbante një shkop gome policie me vete.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, kanabis, kokainë, një thikë si dhe një shkop gome.

Personit E.B. me banim në Durrës iu gjetën 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia në mjetin me të cilin lëvzte.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?