Durrës/ Kreu 3 vjedhje brenda 10 ditësh, pranga 32-vjeçarit

1 Dhjetor 2023, 13:08| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 13:10

  • Share

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi akuzohet se vetëm në 10 ditë ka kryer 3 vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Pas kallëzimeve nga qytetarët policia arrestoi të dyshuarin Iljaz Lufta.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari:

-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;

-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;

-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ", më datë 28.11.2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?