Kronikë

Durrës, konflikt me thika, plagosen dy vëllezër

29 Maj 2021, 20:41| Përditesimi: 29 Maj 2021, 21:01

  • Share

DURRËS-  Një konflikt me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur. Burime për Report TV bëjnë me dije se një konflikt i çastit ka çuar në përplasjen e dy vëllezërve me disa të tjerë. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore.  

Report TV sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku dallohen gjurmët e gjakut pas konfliktit të ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të Durrësit. Ende nuk dihet identiteti i dy vëllezërve që u përfshinë në sherr dhe shkaqet e ngjarjes. Detaje të reja pritet të mësohen në vijim ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?