Durrës/ I vuri flakën gjatë natës makinës së parkuar para një banese, arrestohet autori 27-vjeçar (VIDEO)

22 Korrik 2023, 13:34| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 14:01

  • Share

Durrës – Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme të një automjeti, që u dogj mbrëmë gjatë natës. Arsyeja që e ka shtyrë të riun për të ndërmarrë këtë veprim nuk dihet ende, pasi vetë pronarja e makinës mohon të ketë njohje me autorin.

Mbrëmë gjatë natës është djegur një makinë përpara një banese në Spitallë, në pronësi të një gruaje të martuar me dy fëmijë.

Autori i dyshuar është Erjon Xhelo, i cili është arrestuar menjëherë pas marrjes së denoncimit nga pronarja e makinës, e cila ka njoftuar se gjatë mesnatës i kishin vënë zjarrin automjetit që e kishte parkuar përpara shtëpisë së saj.

I riu dhe gruaja, të cilës iu dogj makina kanë mohuar të kenë njohje me njeri-tjetrin, ndërsa policia po punon për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, 27-vjeçari, banues në Durrës është dënuar më parë për dhunë në familje

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grupi: 22/07/2023 17:58

    Kodi penal eshte treguar shume i bute me kete fenomen bastard qe kryhet nga bastarde. Duhet hequr fjala gjobe deri ne 5 vite ne nenin perkates dhe te behet jo me pak se 10 vite. Atehere kjo mode e shemtuar do minimizohet. Ky do jete ndonje legen me pagese qe duhet te marre minimumi 7 vite. Porositesi 15 vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?