Foto ilustruese

Durrës, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 59-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

20 Prill, 14:38| Përditesimi: 20 Prill, 14:41

  • Share

DURRËS - Një 59-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali.

Viktor Leki u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Leçes në mars të vitit 2018 e ka dënuar me 8 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve’.

'Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve".', thuhet në njoftimin e policisë. 

Sakaq, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?