Durrës/ Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të armëve, arrestohen dy persona të dënuar më parë! Sekuestrohet 1 mitraloz, municion luftarak dhe drogë (Emra)

6 Nëntor 2020, 09:59| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 11:33

  • Share

Në Durrës është goditur një rast i trafikimit të armëve dhe kanë rënë në pranga 2 persona. Të arrestuarit janë Bajram Hoxha 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim dhe Artur Polovina 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Policia ka bërë me dije se në kuadër të operacioni të koduar "Telekomanda" janë sekuestruar 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike.

Fillimisht policia i ka lënë ata të veprojnë dhe në momentin që i ka sjellë armët në Durrës kanë bërë arrestimin e tyre në flagrancë. Aktualisht ata po japin dëshminë e tyre, se sa janë blerë dhe nëse armët do të trafikoheshin jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 kallashnikov, municion luftarak, 2 automjete, aparate celularë dhe një sasi lëndë narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Në vijim të punës për mbajtjen e situatës kriminale nën kontroll, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, të armëve të zjarrit dhe lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve disamujore të ndjekura me metoda speciale të hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 47 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike";

B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Magjat, Kuçovë, i dënuar më parë për falsifikim.

Arrestimi i tyre u bë pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, ku si rezultat u dokumentua aktiviteti i tyre kriminal i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak jashtë vendit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë sekuestruan 2 armë zjarri (mitraloz dhe kallashnikov), 822 fishekë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 2 mjete në pronësi të shtetasve B. H. dhe A. P., si dhe 3 aparate celular, të cilët këta shtetas i kishin në përdorim.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Komento

Komente

  • Loni: 06/11/2020 10:49

    Hahahahahah operacioni gjethja e that... Ik ore kapni ndonje arsenal armesh krenoheni me nj mitraloz qe kushedi sa ka qe nuk shkrep edhe nje kallash te ndryshkur... Show rradhes puffff...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?