Silvi Prifti

I humbur në det prej 7 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit në bregdetin e Durrësit

4 Dhjetor 2020, 08:05| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 16:08

  • Share

DURRËS - I humbur prej 7 ditësh, policia ka gjetur trupin e pajetë të 32-vjeçarit Silvi Prifti, në breg të detit në Durrës.

32-vjeçari u gjet mëngjesin e sotëm në orën 07:35 pranë lagjes nr. 1 në qytetin bregdetar.

Para një javë ai kishte hyrë në det për të peshkuar, por nuk doli më prej andej. më herët edhe familjarët kanë apeluar dhe kërkuar ndihmë për kërkimin e 32 vjeçarit, i cili fatkeqësisht k humbur jetën.

"Për 32-vjeçarin janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare" - njofton policia.

Më 28 nëntor ditë më parë, Silvi Prifti, me dy shokë dolën për gjueti në detin Currilave. Njëri i transportoi me varkë 400 m nga bregu te vendi që njihet si Batullat dhe 2 të tjerët u zhytën. Ata i thanë shokut të tyre të kthehej në breg dhe kur ata të ja bënin me dorë ai të shkonte e ti merrte. Por nga deti erdhi sinjali, i vetëm njërit prej shokëve, pasi Silvi u zhduk në ujërat e thella të dhe ftohta të Adriatikut.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?