Kronikë

Durrës/ Falsifikonin tamponët COVID për qytetarët që udhëtonin drejt BE, në pranga 5 persona, punonjës të 2 agjencive turistike dhe të një laboratori! 1 i shpallur në kërkim

7 Shtator 2021, 10:23| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 15:56

  • Share

Dy raste të falsifikimit të tamponëve COVID-19 për të udhëtuar jashtë vendit, janë goditur nga Policia sot në Durrës, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.

Policia bën me dije se një nga rastet e mashtrimit kryhej nga një agjenci turistike, në bashkëpunim me një laborator për kryerjen e testeve.

Në pranga ranë Violeta Begeja, 65 vjeçe, banuese në Durrës, e punësuar pranë një agjencie udhëtimi, Albiona Cuka, 24 vjeçe, Blerim Maloku, 25 vjeç, dhe Asllan Diva, 23 vjeç të punësuar pranë laboratorit "Medical Care Lami", në lagjen nr.4, Durrës.

Ndërkohë u shpall në kërkim pronari i laboratorit, Lutfi Lami, 52 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.

Po ashtu në pranga ra edhe Artiola Budani, 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht Ornela Sallaku, të cilat, të punësuar anë agjencinë  e udhëtimit "Kristal Travel", në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.

Të dy rastet e falsifikimit të testeve u denoncuan një ditë më parë në media.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hallall: 07/09/2021 11:37

    Zoti ja pruft mar,keto njeres qe ndihmojn duke pais me dokumente dhe duke mos fut helme, ha ha ha , posht diktatura

    Përgjigju
  • Lol: 07/09/2021 10:24

    Eshe ne spitalin e Durrsit behen tampone fiktive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?