Kronikë

Durrës/ Falsifikonin tamponët COVID për qytetarët që udhëtonin drejt BE, arrest në burg për punonjësin e një laboratori dhe të një agjencie turistike, detyrim paraqitje për 3 të tjerë

9 Shtator 2021, 13:06| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 14:00

  • Share

Janë dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuar 3 ditë më parë në Durrës, punonjës të dy agjencive turistike dhe të një laboratori, të akuzuar për falsifikim të tamponëve COVID për qytetarë që udhëtonin drejt BE.

Bëhet me dije se janë lënë në burg Blerim Maloku, punonjës në laboratorin 'Medical Care Lami" dhe Artiola Budani, punonjëse në agjencinë turistike 'Kristal Travel'.

Ndërkohë gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Asllan Divën dhe Albiona Cukën, punonjës në labortaorin 'Medical Care Lami", si dhe për Violeta Begejan, punonjëse në një agjenci udhëtimi.

Bëhet e ditur se në seancë ata nuk e kanë pranuar akuzën duke deklaruar se e kanë marrë mostrën për tamponim.

Policia goditi më 7 shtator dy raste të falsifikimit të tamponëve COVID-19 për të udhëtuar jashtë vendit.

Violeta Begeja, 65 vjeçe, Albiona Cuka, 24 vjeçe, Blerim Maloku, 25 vjeç, dhe Asllan Diva, 23 vjeç, bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.

Ndërkohë u shpall në kërkim pronari i laboratorit, Lutfi Lami, 52 vjeç.

Po ashtu edhe Artiola Budani dhe Ornela Sallaku, bashkëpunon sëbashku për të pajisur qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?