Durrës, ezaurohet sipërfaqja në qytet, ndërtimet shtrihen drejt Currilave dhe Kallmit! Çmimi i apartamente në plazh 1800 euro/m2

21 Shkurt, 13:08| Përditesimi: 21 Shkurt, 15:01

  • Share

Durres- Çmimet e apartamenteve të reja në Durrës janë rritur, por kjo nuk nuk ka ndikuar në shitje. Përkundrazi interesi është i lartë nga të huajt dhe emigrantët që po investojnë në turizëm. Ata po blejnë apartamente, të cilat më pas i lëshojnë me qira ditore “airbnb”.

“Zona me kërkesën më të lartë mbetet Vollga, Qendra, dhe Bregdeti, nga ura e Dajlanit deri në Qerret të Kavajës. Tek Vollga për pallatet e vjetra, çmimi shkon 1000-1200 euro për metër/katror, për pallatet e reja edhe pse janë me gishtat e dorës, shkon 1400-1500 euro për metër/katror. Qytetarët e huaj në Shqipëri zënë 10%-15% të tregut, ndërsa pjesa tjeter janë shqiptarë, kryesisht emigrantët” thotë Florian Tahiri, agjent imobilar

“Vitin e fundit është vënë re kërkesë më e lartë nga të huaj, krahasuar me shqiptarët”, tregon Ermir Doraci, inxhinier ndertimi

Një apartament i vogël në vijën e parë të plazhit të Durrësit shkon deri në 100 mijë euro.

“Vija e parë e plazhit tek Rrota e Kuqe sapo kemi shitur një apartament 100 mijë euro, pra e kemi shitur me 2 mijë euro për katror. Preferohen apartamente të vogla dhe që kanë administrim të mire, ashensor dhe mirembajtje. Zona e plazhit në përgjithësi shkon 800-1000 euro metër/katror. E blejnë investitorët dhe e lëshojnë me qira ditore” tregon Florian Tahiri.

“Çmimet tek Plazhi i Vjeter, Shkembi i Kavajes dhe Golemi në momentet që flasim çmimi shkon 1800 euro për meter katror në vijën e parë të plazhit, më thellë shkon 1500 euro”, tregon inxhinieri Ermir Doraci

Gjetja e trojeve është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe sytë e ndërtuesve janë kthyer nga bregdeti i Kallmit ku ka sipërfaqe të lira për komplekse rezidenciale.

“Në qytetin tonë ka shumë pak ndërtime të reja, edhe në plazh s’ka ndërtime. Po të shkojmë të shohim mund të jenë 1 ose 2 pallate, ka ndërtime vetem në Golem dhe Malin e Robit” thotë Florian Tahiri

 “Hapësira në zonat elitare është e reduktuar, përpos Currilave që ka ende tokë, por ka problematika të tjera sic është infrastruktura. Problematika është se janë zona të mbrojtura, dhe nevojitet ndërhyrja e shtetit nga ana ligjore, që të zbllokohet” thotë Ermir Doraci

Në bazë të statistikave, 15 për qind e blerësve të apartamente në Durrës janë shtetas të huaj dhe 85 për qind shqiptarë, ku përfshihen dhe emigrantët. Ndërsa sa i përket çmimeve janë 20 për qind më të larta, nëse i referohemi vitit 2022.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 22/02/2024 13:58

    Ezaurohet...?!

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2024 23:54

    /HAJDEHAJDE/,mos ki merak se hienave shpejt do t'ju mundesohet ndertimi.Nuk e ke pare nismen e nje grupi maskarenjsh qe kemi per deputete qe kane propozuar ne Kuvend per rishikimin e statusit te /zonave te mbrojtura/ gjoja se /u keputet zemra/ per banoret e zonave qe te merren me agroturizem e te mos braktisin vendin e zonat ku banojne?! Keta deputete jane te gjithe ne xhepin e ngrohte te oligarkeve te ndertimit,/investitoreve strategjike/,matrapazeve e dallaveraxhinjve te /real estates/ dhe po perpiqen t'a bejne dhe shtetin pjese te ketij maskarlleku!

    Përgjigju
    • Hajdehajde: 22/02/2024 12:21

      Nuk shqetesohem fare Iris se e kam fare te qarte, e forta ishte qe vete zoteria e pranoi me gojen plot.

  • Hajdehajde: 21/02/2024 18:07

    Eshte zone e mbrojtur e duhet nderhyrja e shtetit per ta zhbllokuar thote! Hahah Shyqyr sthua, se sdo kishit lene cm toke pa zaptuar more hiena!

    Përgjigju
  • Niku: 21/02/2024 15:45

    Une jam emigrant dhe nuk blej kurre me 1800 euro ne mes te llumit.. keto qe thone jane perralla,mundet te kete blerje me cmime te tilla por jane leku i pist,,, preferoj te blej ne itali ose greqi me gjysmen e atij cmimi.., per tu habitur vlora me cmime a thua eshte Montecarlo kur jane pa shitur 5 mije hyrje dhe ata vazhdojne ti ngren cmimet,,te huajt nuk jan budallenj tjua fusni., do ta shofim me mbrapa si puna e piramidave do shkojne,,shqipo i pa ngopur

    Përgjigju
  • Toni: 21/02/2024 13:39

    Perralla me mbret. 1800 euro m2 ne Golem thote kur ne realitet as me 500 nuk blen njeri aty.

    Përgjigju
    • Gim: 21/02/2024 15:29

      Ti je nga ata të gënjyerit që do të shesësh, prandaj trumbeton çmimi 2000 euro. Tërmet e iku investimi

    • jduf: 21/02/2024 14:44

      shko shikoj cmimet pastja shkruaj,

  • Çmimet: 21/02/2024 13:37

    Tërmet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?