Durrës/ Dyshohet se i morën para një shoferje, nën hetim dy efektivë të rrugores dhe drejtuesja e mjetit ( VIDEO)

18 Janar 2023, 10:09| Përditesimi: 18 Janar 2023, 10:18

  • Share

Dy efektivë të policisë rrugore në Durrës janë vënë nën hetim nga policia për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para një shtetase.

‘Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës referoi materialet proceduriale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për punonjësit e policisë:

- Inspektor E. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

- Inspektor S. S. me detyrë Inspektor i Trafikut Urban dhe Interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;’- njofton AMP, në Durrës.

Po ashtu në hetim është vënë edhe I.H., e dyshuar se ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

AMP nisi hetimin pas një video të publikuar në rrjetet sociale të një rasti kontrolli të 2 punonjësve të policisë rrugore ndaj drejtueses së një makine dhe në video dyshohet për mitmarrje nga punonjësit e policisë.

Nga hetimet ngrihen dyshime të arsyeshme se punonjësit e policisë kanë konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ndërsa shtetasja I. H., dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për 2 punonjësit  e Policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?