Durrës/ Dy burrat në ‘alarm’, denoncojnë në polici: Na janë larguar gratë

14 Qershor, 11:24| Përditesimi: 14 Qershor, 11:25

  • Share

DURRËS- Dy denoncime janë bërë në Policinë e Durrësit, nga dy burra. Të dy kanë denoncuar se bashkëshortet u janë larguar nga banesa dhe nuk kanë asnjë njoftim prej tyre.

Denoncimi i parë është bërë nga 38-vjeçari, D. P., banues në Shënavlash, Durrës. Ai ka deklaruar se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash.

Ndërkohë, denoncimi tjetër është bërë nga 23-vjeçari K.S., banues në Kavajë. Edhe ai ka deklaruar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë.

Po punohet për gjetjen e tyre.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ich: 14/06/2024 17:32

    Mos punoni per gjetjen e tyre,pasi te ngopen do te vijn vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?